• e premte, 05 dhjetor 2025

Meksika i dorëzoi SHBA-së 26 pjesëtarë të narko-karteleve të cilët i kërkonte Uashingtoni

Meksika i dorëzoi SHBA-së 26 pjesëtarë të narko-karteleve të cilët i kërkonte Uashingtoni

Meksiko Siti, 13 gusht 2025 (MIA) - Meksika ekstradoi 26 anëtarë të kartelit të kërkuar nga Uashingtoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kumtoi "Uollstrit xhurnal" duke iu referuar burimeve anonime.

Personat janë të lidhur me grupe për tregti me drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria meksikane kumtoi se Ministria e Drejtësisë e SHBA-së ka kërkuar ekstradimin e tyre, duke cekur se nuk do të kërkojë dënim me vdekje për ta. Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp po i përforcon përpjekjet për shkatërim të disa narko-karteleve në Meksikë.

Javën e kaluar, Tramp nënshkroi urdhër drejtuar Pentagonit, me të cilin autorizohet përdorimi i fircës ushtarake kundër disa narko-karteleve.

Presidentja meksikane, Klaudia Shejnbaum deklaroi se personeli ushtarak amerikan nuk do të hyjë në territorin meksikan. Javën e kaluar, Ministria e Financave e SHBA kumtoi se vendosë sanksione ndaj mjeteve të katër personave të lidhur me narko-kartelin meksikan Del Norte, përfshirë edhe muzikantin e njohur të hip-hopit, El Makabeliko. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR