• e shtunë, 13 korrik 2024

Meksika i ashpërson dënimet për femicid

Meksika i ashpërson dënimet për femicid
Meksiko Siti, 3 mars 2023 (MIA) - Deputetët lokal në Meksikë dhanë leje për reformën juridike me të cilën do të suspendohen të drejtat prindërore të burrave të cilët janë nën hetim për vrasje të grave, si dhe për sanksione më të ashpra për sulme me acid ndaj grave.

Meksika po përballet me njërën prej shkallëve më të larta të dhunës së bazuar gjinore në botë, ndërsa një sërë femicidesh - vrasje të grave apo vajzave - shkaktoi protesta të ashpra në vendin ku gratë luftojnë për ndikim më të madh.

Deputetët në shtetin qendror Puebla unanimisht e mbështetën reformën për "ndërprerje të të drejtave prindërore në raste të femicidit", duke shkaktuar ovacione të zëshme në sallë pas heshtjes njëminutëshe për viktimat e krimeve.

Reforma e mban emrin e avokates Sesilia Monzon, e cila u vra në maj të vitit të kaluar. Autoritetet më vonë e arrestuan të dyshuarin kryesor, ish-kongresist dhe babai i fëmijës së saj.

Unanimisht ishte miratuar edhe propozim-ligji për ndëshkim të sulmeve me acid, deri 40 vite burg, duke e trajtuar veprën si ekuavalente me tentimin për femicid.

Me reformën e quajtur "Ligji i Malenës" i shprehet respekt saksofonistes Maria Elena Rios, e cila dëshmoi para gjykatës për sulm me acid në shtëpinë e saj, gjë që e la me të djegura të rënda.

Të akuzuarit të dyshuar paraprakisht këtë vit i ishte caktuar arrest shtëpiak, para se një gjykatës tjetër ta anulonte, kumtuan mediumet lokale.

"Kjo reformë le të bëhet shembull në nivel nacional që do të na mundësojë kornizë më të mirë juridike dhe qasje drejt jetës pa dhunë", shkroi përfaqësuesja lokale Nora Eskamila në Tuiter.

Numri i vrasjeve të paraqitura të grave në Meksikë u rrit për mbi 600 vitin e kaluar në 7.646, me ç'rast shumica e rasteve janë shpallur vepër mëe vogël penale - vrasje nga pakujdesia.

Kjo paraqet mesatarisht mbi 20 gra të vrara në ditë. Të dhënat e qeverisë prej vitit 2019 treguan se mesatarisht janë shqiptuar vetëm katër dënime në çdo njëqind gra të vrara. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR