• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mekdonalds përkohësisht i mbyll 850 restorante në Rusi

Mekdonalds përkohësisht i mbyll 850 restorante në Rusi
Uashington, 8 mars 2022 (MIA) – Zinxhiri amerikan i restoranteve për ushqim të shpejtë Mekdonalds sot kumtoi se përkohësisht i mbyll 850 restorante në Rusi për shkak të operacionit ushtarak rus në Ukrainë.
Kompania theksoi se do të vazhdojë t'i paguaj 62.000 të punësuar në Rusi. Drejtori ekzekutiv i Mekdonaldsit, Kris Kempçinski në letrën drejtuar të punësuarve theksoi se mbyllja e restoranteve tani është hap i drejtë që duhet të bëhet. Ai shtoi se tani është e pamundur të dihet se kur Mekdonaldsi do të vazhdojë me punë në Rusi. Mekdonaldsi gjithashtu përkohësisht i mbyllur edhe 100 restorante në Ukrainë por do të vazhdojë t'i paguaj të punësuarit.

QËNDRONI TË LIDHUR