• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mehmedoviq: Kërçovari është negativ në testin për linë e majmunit

Mehmedoviq: Kërçovari është negativ në testin për linë e majmunit
Shkup, 12 korrik 2022 (MIA) – Është negativ testi i personit nga Kërçova i cili sot u testua nga lija e majmunit, deklaroi sonte për MIA-n zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektuese, Zllate Mehmedoviq. "Pacienti është negativ, nuk ka nevojë për izolim të mëtejmë, mbetet vetëm të trajtohet për sëmundjen bazë, por se kur do të trajtohet dhe kur do të hiqet izolimi do të vendosë Qendra për Shëndet Publik Manastir që e udhëheqë monitorimin shëndetësor", tha Mehmedoviq. Ky është pacienti i parë tek i cili ekzistonte dyshimi se është i infektuar me linë e majmunit, por që refuzonte të testohet. Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektuese, Aleksandar Petliçkovski në konferencën e fundit për shtyp lidhur me këtë rast potencoi se nuk ka mundësi ligjore që personi të detyrohet për testim, pasi kjo nuk është sëmundje me të cilën pason izolim i obligueshëm, por ka vetëm rekomandim.  Por, siç tha, ekziston mundësia të kërkohet monitorim shëndetësor.

QËNDRONI TË LIDHUR