• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mehaj: Kosova do të jetë vendi i 33-të anëtar i NATO-s

Mehaj: Kosova do të jetë vendi i 33-të anëtar i NATO-s

Prishtinë, 16 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, me rastin e prezantimit të sotëm të dronëve Bajraktar TB-2 që qeveria i bleu nga Turqia për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), deklaroi se Kosova do të të jetë vendi i 33-të që do të anëtarësohet në NATO, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në publikimin në Fejsbuk, pas prezantimit të dronëve të blerë nga Turqia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, Mehaj porositi se Kosova do të vazhdojë me përkushtim t'i kryejë obligimet e saj dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë do ta realizojë qëllimin për anëtarësim në NATO.     

"Projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit të forcës tonë.  FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes. Republika e Kosovës duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO, detyrat tona në këtë rrugë do t'i kryejmë me përkushtim dhe së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspiratë", ka shkruar Mehaj. 

 Ai e vlerësoi furnizimin e pajisjeve të reja për ushtrinë e Kosovës si një projekt të madh, i cili u përfundua me sukses “me mbështetjen e fuqishme të ndërkombëtarëve”.

"Që nga dita kur kam marrë mandatin si ministër...., prioriteti im kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-s.  Dronët Bajraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë. Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilët do të vazhdojmë të rrugëtojmë krah për krah gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhor", ka shkruar Mehaj.   

 Në prezantimin e armatimit të ri për ushtrinë e Kosovës, kryeministri Kurti sot tha se në dy vitet e fundit, sa është në pushtet, qeveria e tij e ka rritur për mbi 80 për qind numrin e ushtarëve dhe mbi 100 për qind buxhetin për ushtrinë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR