Medvedevi: Moska nuk shqetësohet për ultimatumin teatral të Trampit
- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitri Medvedevi, sot deklaroi se Moska nuk është e shqetësuar nga kërcënimi i Presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur tarifa të larta për mallrat ruse nëse nuk arrihet një marrëveshje me Ukrainën brenda 50 ditëve të ardhshme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:50, 15 korrik, 2025
Moskë, 15 korrik 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitri Medvedevi, sot deklaroi se Moska nuk është e shqetësuar nga kërcënimi i Presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur tarifa të larta për mallrat ruse nëse nuk arrihet një marrëveshje me Ukrainën brenda 50 ditëve të ardhshme.
"Tramp i ka vendosur një ultimatum teatral Kremlinit. Bota dridhej në pritje të pasojave. Evropa luftarake është e zhgënjyer. Rusisë nuk i intereson", ka shkruar ai në rrjetin social X.
Trampi tha se ShBA-ja do të vendosë tarifa prej 100 për qind mbi mallrat ruse dhe sanksione dytësore për Rusinë dhe partnerëve të saj tregtarë nëse Moska dhe Kievi nuk arrijnë një marrëveshje për të zgjidhur konfliktin e armatosur në afat prej 50 ditëve.
Në një intervistë për Bi-Bi-Si-në, Trampi tha se ishte i zhgënjyer me liderin rus Vladimir Putinin, por se "nuk kishte mbaruar ende me të".
Sipas tij, marrëveshja për zgjidhjen e konfliktit ukrainas ka qenë afër nënshkrimit katër herë, por dhe se nuk i beson pothuajse askujt në politikën botërore, përfshirë edhe Putinin.
Foto: X