• e premte, 22 nëntor 2024

Medvedev: Në dobinë tonë është ajo që Kievi nuk dëshiron të negociojë

Medvedev: Në dobinë tonë është ajo që Kievi nuk dëshiron të negociojë

Moskë, 31 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dimitrij Medvedeb, potencoi se e gëzon jashtëzakonisht shumë që lideri ukrainas refuzon çfarëdo lloj negociatash.

Siç deklaroi, kjo do të çojë drejt fitores përfundimtare të Moskës.

"Më gëzon që në krye të Ukrainës, “Më vjen mirë që në krye të Ukrainës, e cila po kalbet si kufomë, ka skllevër të pavetëdijshëm: manjatë dhe kllounë të zhdukur, që lypin gjithçka nga zotërinjtë e tejoqeanit. Është shumë e dobishme që të gjithë këta idiotë të paraqesin një "formulë paqeje" të paqëndrueshme dhe të refuzojnë të gjitha opsionet e tjera për negociata", potencoi Medvedev, duke shtuar se është e dobishme që "kllouni i lartë" nënshkroi një dokument që i ndalon negociatat me Rusinë.

E gjithë kjo, sipas tij, do t'i mundësojë Rusisë ta përfundojë aët që e filloi gjatë Operacionit special ushtarak.

"Deri në fund të regjimit të Banderit. Deri në fund të ideologjisë neonaziste. Deri në zhdukjen e të gjithë tinzarëve që vranë një numër të madh të qytetarëve të tyre për para nga perëndimi dhe për të kënaqur ambiciet e tyre të sëmura", potencoi Medvevdev.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR