• e martë, 26 nëntor 2024

Medvdev: Instruktorët britanikë në Ukrainë do të jenë cak legjitim i forcave tona të armatosura

Medvdev: Instruktorët britanikë në Ukrainë do të jenë cak legjitim i forcave tona të armatosura

Moskë, 1 tetor 2023 (MIA) - Instruktorët britanikë në Ukrainë do të jenë cak legjitim të armatës ruse, deklaroi zëvendës kryetari i Këshillit për siguri të Rusisë, Dmitrij Medvedev.

Ai shtoi se forcat ruse do t'i shkatërrojnë instruktorët jo si mercenarë, por si ekspertë të NATO-s.

"Perëndimi, aktivisht duke u përfshirë në konfliktin në Ukrainë, na shtyn në luftën e tretë botërore", tha ai, i transmetuar nga mediumet ruse.

Medvedev shtoi se ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps ka vendosur t'i mbajë kurset për stërvitje në gjuhën angleze për ushtarët ukrainas në territorin e Ukrainës, respektivisht, siç thotë, t'i shndërrojë në cak legjitim të forcave të armatosura ruse. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR