• e diel, 29 shtator 2024

Mediumet sarajevase: Stoltenberg në tetor, me gjasë, për vizitë në BeH

Mediumet sarajevase: Stoltenberg në tetor, me gjasë, për vizitë në BeH

Sarajevë, 7 tetor 2023 (MIA) - Sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në tetor duhet të udhëtojë për vizitë zyrtare në BeH, që njëherit do të ishte vizita e tij e parë në atë vend, kumtoi sot portali Klix.ba, duke iu referuar burimeve anonime diplomatike. 

Stoltenberg do të duhej të ketë takim në të cilin do të marrin pjesë funksionarë të lartë, mes të cilëve edhe anëtarët e Presidencës së BeH-së dhe ministri i Mbrojtjes.

Stoltenberg me siguri do ta vizitojë bazën e NATO-s në Butmir afër Sarajevës, ku do të bisedojë me liderët e Aleancës, por edhe me ushtarët e EUFOR-it dhe forcave të tjera të sigurisë, thekson portali. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR