• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mediumet libaneze: Izraeli gjatë natës kreu 17 sulme ndaj paralagjeve jugore në Bejrut

Mediumet libaneze: Izraeli gjatë natës kreu 17 sulme ndaj paralagjeve jugore në Bejrut

Bejrut, 24 tetor 2024 (MIA) - Izraeli kreu 17 sulme ndaj paralagjeve jugore të Bejrutit gjatë natës, me ç'rast mbrëmë u goditën gjashtë ndërtesa, si dhe hapësirat e stacionit televiziv të lidhur me Hezbollahun, lajmëruan mediumet shtetërore libaneze.

Kjo ndodhi pasi që Hezbollahu lansoi raketa drejt pjesës qendrore të Izraelit përderisa vendi fillon ta festojë festën Simhat Tora, shkruan "Tajms of Izrael".

Agjencia nacionale libaneze e lajmeve kumtoi për të paktën 17 sulme izraelite dhe gjashtë ndërtesa të shkatërruara rreth paralagjes Lejlaki, duke i përhskruar sulmet si "më të fuqishmet në rajon prej fillimit të luftës".

Sulmet pasojnë pasi që zëdhënësi i forcave mbrojtëse izraelite në gjuhën arabe Avihai Adrae në platformën për mediume sociale X dha paralajmërim për evakuim.

Nuk pati paralajmërim për sulmin që e goditi lagjen Xhnah në Bejrutin jugor, qëllimi i të cilit ishte stacioni televiziv Al Majadin, i cili konfirmoi se hapësirat e tij ishin sulmuar, duke cekur se ndërtesa paraprakisht ishte evakuuar.

Gjatë sulmit një person e humbi jetën, ndërsa pesë u lënduan, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë. Hapësirat e Al Majadin u goditën nga dy raketa, që shkaktoi zjarr në hapësira, transmetoi agjencia libaneze e lajmeve. Hapësirat e televizionit ndodhen në afërsi të hapësirave të mëparshme të Ambasadës iraniane në bejrut dhe jo larg pikës kontrolluese të armatës libaneze. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR