• e hënë, 01 korrik 2024

Mediumet izraelite pohojnë se është vrarë një nga themeluesit e Hamasit

Mediumet izraelite pohojnë se është vrarë një nga themeluesit e Hamasit

Jerusalem, 11 tetor 2023 (MIA) - Një nga themeluesit e Hamasit, grupit militant islamik, i cili e sulmoi Izraelin, është vrarë të martën në një sulm izraelit ndaj Gazës, njoftoi servisi publik izraelit Kan.

Duke iu referuar raporteve palestineze, televizioni kumtoi se Abëd al Fatah Duhan, i njohur si Abu Osama, është vrarë gjatë bombardimeve në lagjen Nusejrat në Gazën qendrore. Raporti për vdekjen e Duhanit erdhi një ditë pasi Izraeli kumtoi se e ka vrarë ministrin e Ekonomisël të Hamasit dhe një anëtar të lartë në sulmet me dronë ndaj Gazës.

Duhan, drejtori i shkollës në kampin për refugjatë Al-Nusejrat, ishte mes të përanishmive në takimin e Vëllazërisë myslimane në Gazë në dhjetor të vitit 1987, ku anëtarët u dakorduan për kundërshtim militant ndaj okupimit izraelit dhe ndihmuan të shkruhet karta me të cilët bëhet thirrje për shkatërrim të Izraelit. bsh/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR