Mediumet italiane: Ivanka Tramp e bleu ishullin e Sazanit në Shqipëri për mbi një miliardë dollarë
- Post By Arta Bunjaku
- 17:31, 10 gusht, 2025
Tiranë, 10 gusht 2025 (MIA) - Mediumet italiane publikuan një lajm, duke iu referuar gazetës "Gardian", se Ivanka tramp dhe Xhared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit ameirkan, Donald tramp, e kanë blerë ishullin e Sazanit në Shqipëri për mbi një miliardë dollarë, kumtoi euronews.al.
Ata muajin e kaluar qëndruan në Shqipëri dhe në bregdetin shqiptar kaluan një pushim prej disa ditësh.
"Ky ishull, i njohur për bukurinë e vet natyrore, ish-bazë ushtarake, e tërhoqi vëmendjen e çiftit, i cili planifikon ta transformojë atë në pushimore luksi. Ishulli është pjesë e Parkit kombëtar detar Karaburun - Sazan dhe është i hapur për vizitorë prej vitit 2015, përderisa një pjesë e tij vazhdon të ruhet si zpnë ushtarake. Gjatë regjimit komunist, ishulli përdorej për trajnime dhe operacione ushtarake, ndërsa akoma është i përmbushur me mbetje nga bunkerë dhe tunele", citojnë mediumet.
Shtojnë se negociatat për blerje të ishullit janë zhvilluar pa dijen e banorëve shqiptarë dhe deputetëve, gjithnjë derisa nuk ishte arritur dhe publikuar marrëveshja prej 1,4 miliardë euro. Siaps raportimeve, sfidë kryesore për projektin është pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera dhe mbeturinat ushtarake që ndodhen në ishull.
"Idetë për transformim të ishullit në pushimore luksoze shkaktuan shqetësim tek grupet ekologjike dhe shkencore për shkak të ndikimit që ky projekt mund ta ketë ndaj mjedisit natyror dhe kulturor të rajonit. Shqiptarët madje filluan ta quajnë 'Ishulli Tramp', emër që e reflekton ndikimin e familjes Tramp në zhvillimin e këtij projekti të madh", theksojnë mediumet.
Në podkast, presidenti Tramp shprehi entuziazëm për këtë nismë, duke e quajtur "të jashtëzakonshme", por theksoi se sfida më e madhe mbetet pastrimi i rajonit dhe siguria për vizitorët e ardhshëm. Krahas Sazanit, grupi "Afiniti", i cli i zhvilloi negociatat, planifikonte projet edhe në Serbi. ab/