• e premte, 21 shkurt 2025

Mediumet egjiptiane: Një ekip vëzhgues evropian do të udhëtojë në Egjipt për realizimin e marrëveshjes për armëpushim në Gazë

Mediumet egjiptiane: Një ekip vëzhgues evropian do të udhëtojë në Egjipt për realizimin e marrëveshjes për armëpushim në Gazë

Bruksel, 16 janar 2025 (MIA) - Një ekip vëzhgues evropian do të arrijë në kryeqendrën egjiptiane në fillim të javës së ardhshme për të ndihmuar në realizimin e marrëveshjes për armëpushim në Gazë, të arritur mes Izraelit dhe Hamasit, njoftuan mediumet egjiptiane.

Delegacioni i Misionit vëzhgues evropian duhet të punojë në vendosjen e mekanizmit për vazhdimin e operacioneve të palës palestineze në vendkalimin kufitar Rafah me Egjiptin, njoftoi televizioni shtetëror Al Kahera njuz, pa dhënë hollësira shtesë, njoftoi DPA.

Në maj vitin e kaluar, Izraeli e ka ndërmarrë kontrollin nga ana e Gazës në vendkalimin Rafah me Egjiptin, në operacionin, me të cilin është ndërprerë dërgesa e ndihmës përmes objektit vital në Rripin bregdetar.

Të mërkurën, ndërmjetësuesit Katar, Egjipt dhe SHBA publikuan marrëveshje për armëpushim në këmbim për lirimin e pengjëve në Gazë, që duhet të hyjë në fuqi të dielën. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR