Mediume: Pritet që Trampi sot ta publikojë emrin e kandidatit për nënpresident
- Ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan, Donald Tramp pritet që gjatë disa orëve të ardhshme ta kumtojë emrin e kandidatit të tij për nënpresident për zgjedhjet në nëntor, publikoi Si-En-En, duke iu referuar dy burimeve mirë të informuara.
- Post By Besnik Shuki
- 18:25, 15 korrik, 2024

Uashington, 15 korrik 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan, Donald Tramp pritet që gjatë disa orëve të ardhshme ta kumtojë emrin e kandidatit të tij për nënpresident për zgjedhjet në nëntor, publikoi Si-En-En, duke iu referuar dy burimeve mirë të informuara.
Paraprakisht, "Foks Njuz" publikoi se Trampi gjatë ditës do ta publikojë emrin e kandidatit të tij për nënpresident. bsh/
Foto: MIA arkiv