Mediat: Turqia me luftë elektronike iu kundërpërgjigj sulmeve izraelite në Siri
- Aeroplanët ushtarak të Turqisë thuhet se kanë tentuar të zprapsin aeroplanë izraelitë, të cilët kanë hyrë në hapësirën ajrore siriane përmes sinjaleve elektronike paralajmëruese dhe operacioneve të bllokimit, publikuan mediat turke dhe arabe. Kjo paraqet përshkallëzim të tensioneve midis Ankarasë dhe Tel Avivit, vlerësojnë mediat.
- Post By Fami Bajrami
- 18:27, 5 maj, 2025
Ankara, 5 maj 2025 (MIA) - Aeroplanët ushtarak të Turqisë thuhet se kanë tentuar të zprapsin aeroplanë izraelitë, të cilët kanë hyrë në hapësirën ajrore siriane përmes sinjaleve elektronike paralajmëruese dhe operacioneve të bllokimit, publikuan mediat turke dhe arabe. Kjo paraqet përshkallëzim të tensioneve midis Ankarasë dhe Tel Avivit, vlerësojnë mediat.
Izraeli kohët e fundit filloi sulme ajrore intensive në shumë vende në Siri, duke përfshirë në afërsi të Pallatit presidencial, duke pohuar se po i mbron anëtarët e komunitetit fetar Druzit pas përleshjeve midis milicive të tyre dhe forcave të reja qeveritare.
Aeroplanët e Turqisë, sipas raportimeve të mediave, tentuan të prishin sistemet ajrore izraelite, gjë që e konfirmoi edhe Drejtoria radiodifuzive izraelite, duke deklaruar se "aeroplanët turq po dërgojnë sinjale për të detyruar aeroplanët luftarakë izraelitë të largohen nga hapësira ajrore siriane".
Ky incident shënon një përplasje të rrallë ushtarake midis Turqisë dhe Izraelit në Siri, ku të dy vendet garojnë për ndikim pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad. Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i bëri thirrje më herët Izraelit të ndalojë sulmet, duke paralajmëruar se ato e rrezikojnë unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s