Mediat serbe: Vuçiqi udhëtoi për në Moskë
- Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar për në Moskë, ku do të marrë pjesë në Paradën e fitores në Sheshin e kuq, bëjnë të ditur mediat serbe, por deri tani nuk ka konfirmim nga kabineti i tij.
- Post By Fami Bajrami
- 12:33, 7 maj, 2025
Beograd, 7 maj 2025 (MIA) - Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar për në Moskë, ku do të marrë pjesë në Paradën e fitores në Sheshin e kuq, bëjnë të ditur mediat serbe, por deri tani nuk ka konfirmim nga kabineti i tij.
Kremlini njoftoi dje se presidenti i Serbisë do të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin të premten.
Ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov deklaroi dje për mediat ruse se bashkëpunimi strategjik midis Rusisë dhe Serbisë është i dobishëm për të dyja palët.
Përveç diskutimeve mbi çështjet bilaterale, do të shkëmbehen mendime edhe mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.
Para se të niset për në Moskë, Vuçiqi paradite në Beograd takoi ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harçenko.
Më 9 maj Rusia shënon 80-vjetorin e fitores ndaj fashizmit në Luftën e dytë botërore me një paradë në Sheshin e kuq të Moskës ku pritet të marrin pjesë më shumë se 20 liderë botërorë.