• e martë, 26 nëntor 2024

Mediat: Në Gjermani do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025

Mediat: Në Gjermani do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025

Berlin, 12 nëntor 2024 (MIA) – Gjermania planifikon të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025, pas shpërbërjes së koalicionit të kancelarit Ollaf Shollc para një jave, njofton Frans pres, duke iu referuar burimeve të afërta me Partinë Socialdemokrate të Shollcit.

Pas ngërçit disaditor, data është dakorduar me partinë kryesore opozitare, konservatorët CDU/CSU, shtojnë burimet e njëjta, njoftojnë mediat.

Shpërbërja e koalicionit qeveritar, i formuar në vitin 2021, pasoi për shkak të mospajtimeve të brendshme rreth mënyrave për nxitjen e rritjes ekonomike në Gjermani. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR