Mediat izraelite: Zona kufitare Gazë me Egjiptin nën kontrollë të Izraelit
- - Sipas raportimeve të mediave izraelite, armata izraelite e ka ndërmarrë kontrollin ndaj gjithë Rripit të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 07:50, 30 maj, 2024
Gazë, 30 maj 2024 (MIA) - Sipas raportimeve të mediave izraelite, armata izraelite e ka ndërmarrë kontrollin ndaj gjithë Rripit të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, informon DPA.
Ushtarët izraelitë janë vendosur në pjesën më të madhe të zonës së njohur si Korridori Filadelfia, zonë e gjatë 14 kilometra përgjatë kufirit me Egjiptin dhe Rripin e Gazës, njoftuan disa media mbrëmë, duke iu referuar armatës.
Raportet bëjnë të ditur se në zonë ka rreth 20 tunele të cilat çojnë në Egjipt. Mes tjerash, Hamasi i ka përdorur tunelet për kontrabandë të armës në Rripin e Gazës.
Shtohet se disa nga tunelet janë shkatërruar. Thuhet se në të gjithë atë zonë ka gjithsej 82 tunele, njoftoi DPA.
Në fillim të majit trupat izraelite filluan të përparojnë në disa pjesë të qytetit Rafa në jug të Rripit të Gazës. Ata e okupuan vendkalimin e vetëm kufitar drejtë Egjiptit në anën palestineze. Sulmet izraelite mbi Rafa ishin kritikuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare sepse qyteti është shtëpi e qindra mijëra palestinezëve të zhvendosur. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s