• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mediat izraelite pretendojnë se trupat e izraelitëve të zhdukur janë nxjerrë nga Gaza

Mediat izraelite pretendojnë se trupat e izraelitëve të zhdukur janë nxjerrë nga Gaza

Tel Aviv, 14 tetor 2023 (MIA) - Trupat e disa izraelitëve, të cilët javën e kaluar u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit, janë gjetur nga ushtria izraelite gjatë një sulmi të djeshëm tokësor ndaj Gazës, lajmëruan gazetat izraelite.

Gazetat "Harec" dhe "Jerusalem Post" raportuan se Forcat Mbrojtëse të Izraelit gjetën një numër të paspecifikuar trupash, duke i kthyer ato në territorin izraelit, si dhe disa gjëra që u përkisnin personave të zhdukur.

Këmbësoria dhe njësitë e blinduara të ushtrisë izraelite morën pjesë dje në disa bastisje në të cilat "u eliminua një qeli e Hamasit që gjuante raketa antitank në territorin izraelit", shkruan  "Jerusalem Post". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR