Mediat iraniane pretendojnë se videoja e re e Netanjahut është bërë me inteligjencë artificiale
- Edhe pse videoja e fundit e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, në të cilën ai viziton një kafene, supozohej të hidhte poshtë thashethemet për vdekjen ose lëndimin e tij, ajo doli se ishte e rreme dhe e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
Teheran, 16 mars 2026 (MIA) – Edhe pse videoja e fundit e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, në të cilën ai viziton një kafene, supozohej të hidhte poshtë thashethemet për vdekjen ose lëndimin e tij, ajo doli se ishte e rreme dhe e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
Kabineti i Netanjahut dje publikoi një video të kryeministrit izraelit për të mohuar spekulimet se ai u vra ose u plagos në sulmet me raketa të lansuara nga Irani, por videoja e re, e cila supozohej të qetësonte dyshimet, ka ngritur pyetje të mëtejshme sepse duket se është gjeneruar nga inteligjenca artificiale, kumtoi një agjenci iraniane e lajmeve.
Sipas agjencisë, një shenjë e qartë se videoja e fundit është gjeneruar nga inteligjenca artificiale është se gota e kafesë që mban Netanjahu është e plotë, por asnjë pikë e vetme nuk derdhet ndërsa gota anohet ose lëviz shpejt, dhe as sasia e kafesë nuk zvogëlohet pasi Netanjahu pi. Një tjetër shenjë është ndryshimi në pamjen e Netanjahut në video, veçanërisht kur fytyra e tij shihet në profil, dhe një krahasim i fytyrës së tij nga ky kënd me fotot e tij reale zbulon se videoja është e rreme, pretendon agjencia iraniane.
Netanjahu publikoi dje një video duke tallur teoritë konspirative në rrjetet sociale se ai është vrarë në një sulm iranian. Ai tha se është gjallë dhe u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë me aktivitetet e tyre të përditshme me kujdes. ls/
Foto: Skrinshot jutjub