• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mediat: Hakerët publikuan të dhëna për një shkencëtarë bërthamor izraelit dhe zyrtar të mbrojtjes

Mediat: Hakerët publikuan të dhëna për një shkencëtarë bërthamor izraelit dhe zyrtar të mbrojtjes

Tel Aviv, 11 nëntor 2024 (MIA) - Hakerët kanë zbuluar identitetin e një shkencëtari bërthamor izraelit dhe zyrtar i lartë i mbrojtjes, njoftuan sot mediat izraelite. 

Gazeta izraelite "Haarec" njoftoi se hakeri, gjoja i lidhur me shërbimin e inteligjencës iraniane i publikoi të dhënat personale të shkencëtarit bërthamor nga Qendra për hulumtim bërthamor në Sorek. 

Gazeta theksoi se hakerët publikuan rreth 30 fotografi nga obejkti në Sorek të marrë nga telefoni dhe emaili i hakuar i shkencëtarit izraelit.

Hakerët gjithashtu publikuan skrinshotët me listën e shkencëtarëve bërthamor të cilët punojnë në projektin për "përshpejtuesin e grimcave" në këtë objekt.

Janë publikuar edhe fotografi private dhe dokumente të ish drejtorit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes, pas hakerimit të profilit të tij. 

Izraeli ende nuk ka komentuar për raportin. Muajin e kaluar, policia izraelite njoftoi se ka burgosur shtatë shtetas izraelit të dyshuar për mbledhjen e informacioneve për bazat ushtarake izraelite dhe infrastrukturën energjetike për shërbimet e intelegjencës iraniane. qa/

Foto: arkivi/ilustrim

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR