• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mediat gjermane: Sholci dëshiron të bisedojë me telefon me Putinin për herë të parë pas gati dy vitesh

Mediat gjermane: Sholci dëshiron të bisedojë me telefon me Putinin për herë të parë pas gati dy vitesh

Berlin, 1 tetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc dëshiron të bisedojë me telefon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin për herë të parë pas gati dy vitesh, shkruan sot gazeta gjermane “Cajt”, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Thirrja telefonike para takimit të G20-ës në Brazil në nëntor, kinse po shqyrtohet.  Megjithatë, kërkesa për intervistë ende nuk ka arritur nga Berlini, shkruan gazeta.

Nëse kjo bisedë ka sukses, Sholci do të jetë shefi i parë i qeverisë nga vendet që më së shumti mbështesin Ukrainën e që do të kishte kontakt të drejtpërdrejtë me Putinin. Biseda e fundit telefonike midis Sholcit dhe Putinit ka qenë në dhjetor 2022.

Presidenti amerikan Xho Bajden, presidenti i Francës Emanuel Makron dhe ish kryeministri britanik Boris Xhonson, për herë të fundit kanë biseduar drejtpërdrejtë me Putinin në vitin 2022.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR