• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mediat e Beogradit: Në banesën ku vdiq një maqedonas në Beograd ka pasur 1.5 kg eksploziv

Mediat e Beogradit: Në banesën ku vdiq një maqedonas në Beograd ka pasur 1.5 kg eksploziv

Beograd, 8 tetor 2025 (MIA) - Maqedonasi Martin Sipkovski (21) i cili vdiq në një shpërthim që ndodhi më 1 tetor rreth orës 21:30 në një banesë të cilin e ka poseduar me qira në rrugën "Kosovska" në Beograd, ka pasur rreth1.5 kilogramë eksploziv"pentrit", raportojnë mediat e Beogradit.

Identiteti i tij u përcaktua gjatë autopsisë dhe shkëmbimit të të dhënave midis policisë serbe dhe Maqedonisë pas analizës së ADN-së.

Sipas mediave të Beogradit, jozyrtarisht bëhet fjalë për një të ri me dosje të trashë kriminale.

Martin Sipkovski më parë ka qenë i njohur për agjencitë e zbatimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa vitin e kaluar ai u përmend në mediat e vendit si një i ri që "zëvendësoi shkrimin me modelimin", raporton Blic.

Për të shkruhej se si maqedonas i parë ka nënshkruar një kontratë me një agjenci prestigjioze të modës në Stamboll dhe student në Fakultetin e biznesit dhe menaxhimit në Shkup. Siç u shkrua asaj kohe, ai u largua nga hendbolli ku luante për "Vardarin" për shkak të një dëmtimi në qafë.

Martin Sipkovski vdiq për shkak të përdorimit joprofesional të eksplozivit "pentrit" që kinse ishte menduar për likuidimin e anëtarëve të një organizate kriminale nga Beogradi dhe Filip V. (26) u arrestua me dyshimin se ia kishte dorëzuar eksplozivin mu Sipkovskit.

Nga shpërthimi është shkatërruar plotësisht banesa ku qëndronte Martini, si dhe dy banesa të tjera. Policia arrestoi Filip V. (26) i cili shiste "pentrit", por nuk ka dashur të tregojë se nga e mori atë ose për kë ishte dedikuar. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR