• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Mediat amerikane": Hari dhe Megan negociojnë për kthim në Londër

Los Anxhelos, 27 korrik 2023 (MIA) - Princi britanik Hari dhe Megan Markl kanë kontaktuar fshehurazi me vëllaun e tij Uiliam, për shkak të bisedimeve për mundësinë për t'u rikthyer në familjen mbretërore, thotë një burim anonim për "In taç" (In Touch), duke shtuar se dyshja britaniko-amerikane do ta donin këtë.

Hari (38) dhe Megan kishin ëndrra të mëdha që ta pushtojnë Hollivudin kur heqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore në fillim të vitit 2020, kur u akomoduan në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos, SHBA. 

Ndërsa, sërish sot ish-aktorja amerikane konsideron se kthimi në oborret mbretërore mund të jetë shpëtim për karrierën

Në qershor "Spotifaj" e ndërpreu kontratën e saj me vlerë 20 milionë euro me produksionin "Arçevel audio". Ndërkohë edhe kontrata e tyre 100 milionë dollarëshe me Netfliksin "është në fije peri", sipas mediave perëndimore - pjesërisht për shkak të grevës së punonjësve të filmit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR