Mediat: Administrata e Trampit planifikon përgjysmimin e buxhetit të Departamentit të shtetit
- Administrata e presidentit të SHBA-së Donald Tramp po planifikon shkurtime drastike në buxhetin e Departamentit të shtetit, tregojnë dokumentet interne të planifikimit financiar në të cilën mbikëqyrje ka agjencia Rojters, transmeton BTA.
- Post By Fami Bajrami
- 08:21, 15 prill, 2025

Uashington, 15 prill 2025 (MIA) - Administrata e presidentit të SHBA-së Donald Tramp po planifikon shkurtime drastike në buxhetin e Departamentit të shtetit, tregojnë dokumentet interne të planifikimit financiar në të cilën mbikëqyrje ka agjencia Rojters, transmeton BTA.
Uljet do të arrijnë në gjithsej 30 miliardë dollarë në vitin fiskal 2026, duke mbyllur gjithsej 30 misione diplomatike jashtë vendit dhe duke reduktuar ndihmën e jashtme.
Plani i cili nuk është ende përfundimtar kërkon mbylljen e të paktën 27 misioneve diplomatike – kryesisht në Afrikë dhe Evropë – prej të cilave dhjetë janë ambasada, ndërsa pjesa tjetër janë konsullata.
Sipas një përfaqësuesi të lartë, versioni përfundimtar i buxhetit do të pësojë "ndryshime të vogla" përpara se të dërgohet për miratim në Kongres, ku siç theksohet, ka gjasa një pjesë e mjeteve të kthehen.
Këto ulje vijnë në një periudhë kur administrata e Trampit, së bashku me Zyrën e efikasitetit të Qeverisë së miliarderit Ilon Mask, po zbatojnë një reformë agresive për të ulur administratën federale duke shkurtuar miliarda dollarë dhe duke larguar nga puna mijëra punonjës. rq/
Foto: arkivi i MIA-s