• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mediat çeke: Në të shtënat në Pragë të paktën 11 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Mediat çeke: Në të shtënat në Pragë të paktën 11 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Pragë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, në mesin e të cilëve edhe sulmuesi, pesë deri gjashtë persona janë plagosur mesatarisht rëndë, ndërsa dhjetë persona janë plagosur më lehtë. Numrat mund të ndryshojnë, njoftuan shërbimet e shpëtimit në Pragë pas të shtënave të sotme në Universitetin e Karlit.

"I gjithë sheshi Jan Pallah dhe zona përreth është mbyllur plotësisht”, njoftoi policia në rrjetin X në orën 15 e17 minuta. Sipas zëdhënëses së fakultetit Teresa Markova, personeli dhe studentët janë udhëzuar të mbyllen në zyra dhe klasa. Ajo nuk kishte informacion të detajuar, madje as për numrin e studentëve dhe personelit që supozohej të ishin aty.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve në rrjetet sociale, të shtëna ishin dëgjuar edhe jashtë dhe brenda ndërtesës. Sulmuesi kishte lëvizur në katin e katërt dhe në kulm. Disa njerëz kishin hipur në dritare dhe mbaheshin, të tjerë ikën në kulm, të tjerë u barrikaduan. 

"Sulmuesi është i vdekur, pres që të më evakuojnë. Lutem të mbetem gjallë. E mbylla derën para se sulmuesi të bëjë përpjekje që ta hapë", shënoi një shfrytëzues në X, duke shtuar një fotografi nga dera e mbyllur.

Autoritetet e qytetit informojnë se në vendin e ngjarjes gjenden edhe psikologë të cilët menjëherë mund të ofrojnë ndihmë për të prekurit. fc/

Fotografia: EPA/Iks

QËNDRONI TË LIDHUR