• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Media palestineze: Abas është gati të marrë kontrollin e Gazës pas përfundimit të luftës

Media palestineze: Abas është gati të marrë kontrollin e Gazës pas përfundimit të luftës

Gazë, 10 nëntor 2023 (MIA) - Kreu i drejtorisë palestineze, Mahmud Abas, sot deklaroi se autoriteti që ai drejton është i gatshëm të marrë kontrollin e Gazës pas përfundimit të luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, si pjesë e zgjidhjes së konfliktit me krijimin e dy shteteve, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve VAFA.

"Ne do të marrim plotësisht përgjegjësinë tonë si pjesë e një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse," tha Abas, duke iu referuar krijimit të një shteti të pavarur palestinez që do të përfshinte Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Por qeveria aktuale e krahut të djathtë fetar izraelit dhe shumica e anëtarëve të saj janë kundër një zgjidhjeje të tillë të konfliktit izraelito-palestinez. Disa ministri izraelite të ekstremit të djathtë po bëjnë thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe madje edhe të Rripit të Gazës.

Hamasi vendosi kontrollin mbi Gazën në vitin 2007 kur e rrëzoi lëvizjen Fatah të Abbasit, e cila mbajti kontrollin e territoreve palestineze në Bregun Perëndimor.

Pas masakrave të kryera nga Hamasi më 7 tetor, Izraeli dëshiron ta ndërpresë pushtetin e tij dhe të shkatërrojë potencialin e tij ushtarak. SHBA dëshiron që drejtoria palestineze të përfshihet në diskutimet për të ardhmen e Gazës pas luftës.

Por, shumë palestinez dëshirojnë që Abasi të tërhiqet dhe konsiderojnë se nuk duhet të kthehet në pushtet në Gazë me ndihmën e Izraelit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR