• e martë, 02 korrik 2024

Media palestineze: Vriten 18 civilë, dhjetëra janë të plagosur në një sulm izraelit në një kamp në Gazë

Media palestineze: Vriten 18 civilë, dhjetëra janë të plagosur në një sulm izraelit në një kamp në Gazë

Gazë, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën 18 civilë janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë plagosur në një sulm izraelit në Kampin Nusejrat në qendër të Gazës, njoftoi agjencia palestineze VAFA.

Burimet lokale kumtuan se aeroplanët izraelitë ushtarakë bombarduan një shtëpi në lindje të kampit, me ç'rast kanë vdekur të paktën 18 persona, ndërsa dhjetëra janë plagosur.

Në një sulm tjetër ajror, është shkatërruar një fabrikë për dekpripëzimin e ujit në qytetin Xhebalija.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe palestineze, aeroplanë izraelitë kryen sulme ajrore edhe përballë spitalit Al-Amal në Kan Junis. ls/ 

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR