• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mecolla: Sot është ditë e mirë për Evropën

Mecolla: Sot është ditë e mirë për Evropën

Bruksel, 1 shkurt 2024 (MIA) - Marrëveshja për revizion të Kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së, e cila në pjesën më të madhe përfshin sigurimin e mjeteve për ndihmë të Ukrainës, do t'i mundësojë legjitimitetin, kredibilitetin dhe parashikueshmërinë, të cilat priten nga ne, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, duke e përshëndetur marrëveshjen mes liderëve të vendeve anëtare të të BE-së për përkrahjen financiare të Kievit prej 50 miliardë eurove në katër vitet e fundit.

"Sot është ditë e mirë për Evropën, pasi disa javë i kemi mbajtur në pasiguri miqtë tanë në Ukrainë", shtoi Mecolla në konferencë për shtyp pas pjesëmarrjes së saj në mbledhje të Këshillit të Evropës në Bruksel.

Ajo theksoi se nga siguria në Ukrainë varet edhe siguria evropiane, prej këtu BE-ja duhet të dërgojë atë që e premtoi para dy viteve.

"Do të qëndrojmë përkrah Ukrainës aq sa nevojitet. Ky premtim nuk është i rëndësishëm vetëm nga pikëpamja morale, por edhe strategjike", tha Mecolla.

Sipas saj, me revizionin e dakorduar të kornizës financiare, rriten edhe mjetet e dedikuara për ballafaqim me migrimin dhe me fatkeqësitë elementare, si dhe për nevojat e qytetarëve evropianë.

Ajo shtoi se në mbledhjen e Këshillit u bë fjalë edhe për gjendjen në Lindjen e Afërt dhe për mënyrat e nxitjes së procesit paqesor.

"Parlamenti evropian ishte institucioni i parë në BE, i cili ka bërë thirrje për armëpushim të përhershëm në Gazë, si mënyrë e vetme që të sigurohet paqe e përhershme dhe stabilitet, si dhe për lirimin e të gjithë pengjëve dhe administrimin me Gazën të përfaqësuesve legjitimë palestinezë", deklaroi Mecolla.

Ajo shtoi se duhet të punojë edhe në distribuimin e sasisë së mjaftueshme të ndihmës humanitare, si dhe se zgjidhja për konfliktin me krijimin e dy shteteve është e vetmja, që do të garantojë siguri për Izraelin dhe perspektivën për popullin palestinez. bsh/

Foto: EBS

QËNDRONI TË LIDHUR