Mecolla: Nuk duhet t'i lejohet Iranit të zhvillojë kapacitete bërthamore
- – Situata në Lindjen e Mesme është kritike dhe ka shumë kërkesa për përshkallëzim të tensioneve, por është plotësisht i qartë fakti se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë kapacitete bërthamore, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla gjatë mbërritjes në Samitin e sotëm të BE-së në Bruksel.
- Post By Fitore Curri
- 11:47, 26 qershor, 2025
Bruksel, 25 qershor 2025 (MIA) – Situata në Lindjen e Mesme është kritike dhe ka shumë kërkesa për përshkallëzim të tensioneve, por është plotësisht i qartë fakti se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë kapacitete bërthamore, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla gjatë mbërritjes në Samitin e sotëm të BE-së në Bruksel.
“Duhet të jemi të sigurt se armëpushimi respektohet, por gjithashtu duhet të punojmë edhe në armëpushim në Gazë, që të mundësohet hyrja e ndihmës humanitare për të gjithë ata që u nevojitet dëshpërimisht, si dhe për lirimin e të gjitha pengjeve”, tha Mecolla.
Ajo i përshëndeti rezultatet e Samitit të djeshëm të NATO-s në Bruksel në të cilin ishte dakorduar rritja e shpenzimeve për mbrojtje, por theksoi se tani edhe BE-ja do të duhet ta përfundojë “detyrën e saj të shtëpisë” në këtë pjesë.
Mecolla paralajmëroi se javën e ardhshme do të fillojë i a.q. trialog për harmonizim të rregullores së BE-së për furnizime në mbrojtje, duke shfaqur shpresë se marrëveshje për përmbajtjen e tij do të arrihet në fund të këtij viti. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s