• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mecola: Zgjerimi është një investim strategjik për të ardhmen dhe për p;rforcimin e Evropës

Mecola: Zgjerimi është një investim strategjik për të ardhmen dhe për p;rforcimin e Evropës

Bruksel, 14 dhjetor 2023 (MIA)  -  Zgjerimi i BE-së është një investimi i saj më i fuqishëm gjeopolitik dhe strategjik që synon të ardhmen dhe zbatimin e këtij procesi të bazuar në merita e forcon kontinentin evropian, vetë Unionin  dhe mënyrën e tij të jetesës, tha kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola në fjalimin në fillim të Samitit dyditor të BE-së në Bruksel.

"Ndodhemi në prag të një momenti tjetër historik për Unionin tonë. Ne na takon që të vendosim nëse ata do ta shfrytëzojnë mundësinë historike apo nëse ajo do të bëhet një dështim historik. Tani është koha për ta përmbushur premtimin tonë. Të tregojmë unitet dhe solidaritet. Të tregojmë guxim dhe vendosmëri. Të tregojmë se kjo mund të jetë një situatë fituese për të gjithë. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE me Ukrainën dhe Moldavinë është hapi tjetër drejt kësaj", theksoi Mecola.

 Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Mcola theksoi se zgjerimi është një proces i bazuar në merita dhe përmbushje të kritereve të përcaktuara, por secili shtet ka rrugën e tij drejt arritjes së qëllimeve objektive të përcaktuara, prandaj në kushte të situatës aktuale gjeopolitike globale, janë krijuar kushte që të hapet një dritare e mundësive për të gjithë dhe BE-ja nuk duhet ta mbyllë.

 Sipas saj, BE-ja duhet të vazhdojë në mbështetjen e saj solide politike, ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën, edhe kur ajo bëhet gjithnjë e më e vështirë.

 "Sado që është një detyrim moral, aq është edhe një vendim strategjik. Gjithashtu  është strategjike të arrihet një marrëveshje për Mekanizmin e ri të Ukrainës prej 50 miliardë dollarë, për të cilin Parlamenti Evropian votoi në tetor. Sepse kjo ka të bëjë me investime dhe rritje. Për Ukrainën dhe Evropën. Mekanizmi ukrainas do të ndihmojë në rindërtimin, rikonstruzktimin dhe modernizimin e Ukrainës, që do të thotë më pak mbështetje buxhetore (nga BE-ja) në të ardhmen", përfundoi Mecola.

 Ajo iu referua edhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme, duke theksuar se BE-ja duhet të bëjë më shumë për t'u marrë me krizën humanitare në Gazë dhe pasojat e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit.

 Mecola u bëri thirrje shefave të shteteve ose qeverive të anëtareve të BE-së që të arrijnë një marrëveshje për rishikim të Kornizës Buxhetore Shumëvjeçare të Unionit, si dhe të angazhohen për reformat në bllok.

 Politika e zgjerimit të BE-së, agresioni rus kundër Ukrainës dhe mbështetja evropiane për vendin dhe popullin ukrainas, situata në Lindjen e Mesme dhe rishikimi i propozuar i kornizës financiare shumëvjeçare për periudhën 2021-2027, janë temat kryesore të Samitit dyditor të Unionit që filloi sot në Bruksel.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR