• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mecola nga Uashingtoni: Partneriteti midis BE-së dhe SHBA-së është i rëndësishëm

Mecola nga Uashingtoni: Partneriteti midis BE-së dhe SHBA-së është i rëndësishëm

Bruksel, 28 shkurt 2025 (MIA) - Bota sot mbështetet në fuqinë e marrëdhënieve transatlantike, të cilat  e tejkalojnë bashkëpunimiinn e  ndërsjellë tregtar dhe industrial, porositi mbrëmë kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, në një fjalim në Universitetin "Xhons Hopkins" në Uashington.

"BE-ja dhe SHBA-ja qëndruan në të njëjtën anë të historisë jo sepse që jemi homogjenë, por sepse fitoret tona më të mëdha vijnë nga bindja jonë e përbashkët për të bërë atë që është e drejtë. Ky partneritet është i rëndësishëm", theksoi Mecola.

Ajo iu referua vlerave të përbashkëta që të dyja palët kanë mbrojtur gjatë dekadave, duke përfshirë dinjitetin e çdo qenieje njerëzore, mundësitë e barabarta për të gjithë për të arritur potencialin e tyre të plotë, drejtësinë dhe të drejtën që secili të ndihen të sigurt dhe të jetojnë në siguri dhe besimin në liri.

"Liria individuale, tregtia e lirë, liria për të mos u dakorduar dhe gurthemeli i gjithçkaje: liria e fjalës", tha Mecola.

Sipas saj,  e nxitur nga ndjenja e frustrimit  që votuesit vitin e kaluar e shprehën në zgjedhjet e vitit të kaluar për anëtarët e Europarlamentit, BE-ja si prioritet i lartë në agjendën e saj e ka bërë thjeshtimin e sistemit, në vend të komplikimit, me qëllim që të gjendet zgjidhje me të cilën i lehtëson kompanitë të bëjnë biznes me dhe në Evropë.

Ajo theksoi se kjo qasje e BE-së është udhëhequr nga pikëpamja e së ardhmes, pra përstë ajo është e "hapur për biznes", por është gjithashtu e gatshme të reagojë me vendosmëri dhe menjëherë ndaj barrierave të pajustifikuara për tregtinë e lirë dhe të ndershme", duke përfshirë dhe doganat.

Kryetarja e Parlamentit evropian në fjalimin e saj iu referua dhe çështjeve të lidhura me mbrojtjen, duke kërkuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtje.

Ajo porositi dhe se "paqja është thelbi i Bashkimit Evropian", prandaj BE-ja gjithmonë dëshironte paqe në Ukrainë.

Sipas Mecolës, duke u bazuar në një qasje të tillë BE-ja është e gatshme të luajë rolin e saj në garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ukrainë, sepse e di se kjo do të thotë paqe dhe stabilitet në Evropë, që përfaqëson fitore për të gjithë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR