• e hënë, 09 mars 2026

Mecola: Mesazhi ynë për botën është që të mos e nënvlerësojë fuqinë, vendosmërinë dhe gatishmërinë e BE-së për të vepruar

Mecola: Mesazhi ynë për botën është që të mos e nënvlerësojë fuqinë, vendosmërinë dhe gatishmërinë e BE-së për të vepruar

Strazburg, 9 mars 2026 (MIA) - Mesazhi ynë për botën është që të mos e nënvlerësojë fuqinë, vendosmërinë dhe gatishmërinë e Evropës për të vepruar, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, sot gjatë hapjes së takimit vjetor të ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

Presidentët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Antonio Koshta, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, gjithashtu do t’u drejtohen pjesëmarrësve sot dhe nesër.

"Jetojmë në një botë të re – më të paparashikueshme dhe më të rrezikshme", shtoi Mecola. "Çdo javë përballemi me sfida të reja gjeopolitike, muajt e fundit kanë qenë të vështirë për BE-në. Nuk kemi luksin të marrim vendime si më parë. Duhet të fillojmë ta shohim botën ashtu siç është, jo siç duam që të jetë, dhe të mos hezitojmë të marrim vendimet e nevojshme", theksoi Mecola.

Në lidhje me ngjarjet në Iran, ajo tha se kjo hap mundësi për ndryshime, por gjithashtu tregon sa larg mund të shkojë një regjim që mban pushtetin. Mecola dënoi sulmet ndaj vendeve fqinje të Iranit dhe theksoi se ato duhet të ndalen menjëherë. Duhet të vazhdojmë të mbështesim popullin iranian, kërkoi kryetarja e PE-së.

Ajo e definoi zgjërimin e BE-së si një nevojë gjeopolitike. Sipas saj, BE-ja duhet të rindërtojë marrëdhëniet me Britaninë e Madhe, duke pasur parasysh vendimin britanik për të lënë Bashkimin. Sipas saj, për herë të parë pas një dekade, ekziston ndjenja se koha është e duhur për këtë.

Në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-në, Mecola tha se ndonjëherë ka kundërshtime të zhurmshme. "Unioni ynë mbetet baza për siguri dhe tregti të përbashkët", përfundoi kryetarja e PE-së. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR