• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mecola: Hamasi është grup terrorist që nuk paraqet qëllimet e arsyeshme të palestinezëve

Mecola: Hamasi është grup terrorist që nuk paraqet qëllimet e arsyeshme të palestinezëve

Strasburg, 16 tetor 2023 (MIA) - Hamasi është grup terrorist që nuk përfaqëson aspiratat e justifikuara të palestinezëve, ajo është pengesë për ta dhe duhet ndalur, deklaroi sot kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola e cila të premten e kaluar ishte në Izrael së bashku me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

"Realiteti në terren është i tmerrshëm, tragjik dhe dëshpërues", tha Mecola për pasojat e sulmit të Hamasit në Izrael në fillim të muajit.

“Në pyetje kanë qenë jetët e njerëzve të pafajshëm, Hamasi kreu vrasje masive, rrëmbime dhe përdhunime, tortura dhe përdhosje të të vdekurve. Nuk ka asnjë arsyetim për këtë”, deklaroi ajo.

“Në Izrael udhëtova me ftesë të Knesetit si shprehje e unitetit tonë, ai udhëtim ishte një nga gjërat më të vështira që duhej të ndërmarr si kryetare e PE-së”, shtoi Mecola.

PE-ja do të angazhohet gjithmonë për zgjidhjen me dy shtete dhe paqe të qëndrueshme", shtoi ajo.

"Duhet të punoj për lirimin pa kusht të pengjeve dhe që ndihma humanitare të arrijë tek ata që kanë nevojë", insiston Mecola.

Foto: PE

QËNDRONI TË LIDHUR