• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me urdhër të SPAK-ut vitin e kaluar në Shqipëri është konfiskuar pasuri në vlerë 41 milionë euro, ka filluar hetim ndaj 18 funksionarëve

Me urdhër të SPAK-ut vitin e kaluar në Shqipëri është konfiskuar pasuri në vlerë 41 milionë euro, ka filluar hetim ndaj 18 funksionarëve

Tiranë, 4 prill 2024 (MIA) - Kreu i Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se vitin e kaluar në Shqipëri është konfiskuar pasuri me vlerë 41 milionë euro nga veprimtari kriminale.

"SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri dhe ka arritur të krijojë një besueshmëri në rajon por edhe më gjerë. Vlera e pasurive të sekuestruara gjatë vitit 2023 është 41 mln euro, ndërsa për 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë", tha Dumani në seancën e Këshillit të lartë të prokurorëve ku mori pjesë edhe drejtoresha e Byrosë kombëtare të hetimit, Aida Hajna.

Duke paraqitur raportin për vitin e kaluar, ai vlerësoi se Shqipëria ka bashkëpunim të mirë me Europolin dhe Eurojust dhe ka bërë progres në sekuestrimin e pasurive, por duhet të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Sipas tij, në raste të caktuara nuk kanë bashkëpunim të mjaftueshëm me policinë “për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë të policisë”.

"SPAK ka krijuar besueshmëri me institucionet e tjera, në rajon por edhe më gjerë. Përfaqësues të DEA dhe FBI janë përfshirë në punën e SPAK-ut. Është hartuar plan strategjik institucional. Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, ende nuk kemi bashkëpunim me policinë sepse rezulton se ka persona të nivelit të lartë të përfshirë", theksoi ai.

Dumani kërkoi bashkëpunim më të madh me të gjitha institucionet, ndërsa sa i përket hapjes ndaj mediave, theksoi se kanë komunikim korrekt. qa/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR