• e premte, 05 dhjetor 2025

Me propozim të Vasevit pacientja në onkologji ka pranuar terapi eksperimentale - dëshmi e re në gjykimin për rastin "onkologjia"

Me propozim të Vasevit pacientja në onkologji ka pranuar terapi eksperimentale - dëshmi e re në gjykimin për rastin

Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Me marrjen në pyetje të dëshmitarit të propozuar nga Prokuroria Themelore Publike, sot vazhdon procesi gjyqësor kundër ish drejtorit të Klinikës së onkologjisë, Nikolla Vasev i cili së bashku me dy onkologë të tjerë është akuzuar për mjekim të papërgjegjshëm të pacientëve. Dëshmitari Aleksandar Gaqev, bashkëshorti i tashmë pacientes së ndjerë para Gjykatës tha se pas propozimit të Vasevit, bashkëshortja e tij mori terapi sipas programit eksperimental. 

Mjekimin, potencoi dëshmitari, së pari e filloi tek drejtoresha Meri Peshevska, por pastaj, siç tha, vazhdoi tek drejtori i Klinikës së onkologjisë, Vasev, dhe zgjati gjashtë muaj. Bashkëshortja e tij, tha në fillim e ndjeu terapinë, por pas një periudhe të caktuar theksoi se nuk e ndjeu më të njëjtën terapi. 

"Terapia eksperimentale filloi në vitin 2022 dhe zgjati ndoshta gjashtë muaj, nuk jam i sigurt... Dokumentet të cilat i kishim pas një viti me vajzën time, vendosëm të mos i ruajmë dhe t'i hidhnim.....Në fillim ndjeu përmirësim, pastaj tha se terapia ishte e çuditshme dhe se nuk e ndjente. Iu tha se nuk do t'i binin flokët, dhe me të vërtetë nuk i ranë, ajo ndjeu një përmirësim. Më tutje, tha se ndihej sikur nuk kishte pirë asgjë", tha dëshmitari Gjaqev në përgjigje të pyetjeve nga Prokuroria. 

Ai potencoi se pas një periudhe të caktuar kohore iu shfaq një plagë në gjoks, pas çka Vasevi sugjeroi që plaga të lidhet. Kur ai dhe gruaja e tij shkuan të bënin fashë, siç sqaroi, infermierja rastësisht e ka prekur me gisht, pas çka plaga është hapur dhe u përhap me shpejtësi. 

"Iu shfaq një plagë në gjoks, pas çka mjeku sugjeroi që ta lidhnin dhe ta dërgonin për fashë. Kur shkuam të bënim fashë, infermierja rastësisht e preku me gisht dhe plaga u hap e u zgjerua me shpejtësi. 

Gruaja e tij, tha, pas një periudhe të caktuar u lëshua për mjekim në shtëpi, pas çka për dy javë vdiq. 

Avokati Bobi Spirkovski i cili është avokat mbrojtës i të akuzuarit të parë Vasev, pas seancës së sotme, i cilësoi raportet e ekspertizës të bëra nga ana e mjekëve sllavë dhe serbë si të pasakta dhe të paqarta, sepse, siç tha, ata nuk morën dokumentacion të mjaftueshëm, përkatësisht morën vetëm historitë mjekësore të pacientëve. 

Dëshmia eksperte e dëshmitarit është krejtësisht e kundërt me dëshminë eksperte të mjekëve nga Sllovenia. Ne nuk dyshojmë në ekspertizën e mjekëve nga Beogradi ose nga Maribori, por ne thjesht besojmë se mendimet e tyre të ekspertëve janë të pasakta dhe të paqarta, sepse ata nuk kanë marrë dokumentacion të mjaftueshëm. Morën vetëm historitë mjekësore, gjë që nuk është e mjaftueshme, dhe bëjnë gabime kardinale - besojnë se nuk mund të marrin vendime pa ditur si është e vërteta dhe pesha e pacientit. Çdo mjek onkolog, madje çdo pacient në onkologji e di se gjëja e parë që bën një mjek përpara se të japë ndonjë terapi është matja e gjatësisë dhe pesha e pacientit, në mënyrë që të përcaktojë terapinë nëpërmjet një formule. Ky është "alfabeti" në onkologji", tha Spirkovski. 

Mbrojtja e të akuzuarit të parë Vasev në seancën e kaluar në Gjykatë parashtroi kërkesë deri te prokurori publik Lupço Kocevski që ta ndërmarrë lëndën ose ta delegojë në prokurori tjetër. Duke pasur parasysh se pas propozimit nevojitet të vendos prokurori publik i RMV-së, gjykata e anuloi debatin. 

Rastin e udhëheq gjykatësja Snezhana Markovska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja publike e PTHP Shkup, Ana Gogovska Jakimovska. 

Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria. 

Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, bashkë me edhe dy onkologë Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve. Procedura filloi kundër edhe një onkologe e akuzuara e dytë Meri Peshevska e cila e pranoi fajin para gjykatës, pas çka gjykata e dënoi me kusht me dy vjet. rq/

Foto: MIA/ arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR