• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me ndërhyrjen e shpejtë të policisë në Shkup është gjetur një veturë e vjedhur

Me ndërhyrjen e shpejtë të policisë në Shkup është gjetur një veturë e vjedhur
Shkup, 29 korrik 2022 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se me ndërhyrjen e shpejtë të policisë, sot në Butel është gjetur një veturë tip "Audi", në pronësi të R.F., i cili rreth orës 15:00 ka lajmëruar në Stacionin Policor të Çairit se i është marrë. Sipas njoftimit, siç tregohet, ai e ka lënë veturën me çelësa në bravë, para një lokali në Shkup - Veri dhe nga pakujdesia e tij është shfrytëzuar dhe automjeti i është marrë. Pas marrjes së kallëzimit, nëpunësit policorë të Departamentit për Çështje Kriminale Çair kanë dalë menjëherë në terren dhe pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve kanë gjetur automjetin të parkuar në rrugën "Guadalahara". Pas kontrollit, automjeti i do t'i kthehet pronarit, njofton MPB. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR