• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me moton "Merr frymë për FC" do të shënohet Dita evropiane për përhapjen e vetëdijes për fibrozën cistik

Me moton

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës evropiane për përhapjen e vetëdijes për fibrozën cistike, sot në Shkup do të mbahet manifestim nën moton "Merr frymë për FC". Ngjarja, e cila është në organizim të Asociacionit për fibrozë cistike, fillon nga Vodno e Mesme me ngjitje në maje me guidë dhe ekip mjekësor.

"Parkimi në Vodno të Mesme do të jetë falas atë ditë, si dhe linjat NQP që vijnë deri në Vodno të Mesme. Gjithçka që ju nevojitet është të sillni me vete një kopje të printuar bardh e zi të ftesës. Për të përdorur teleferikun falas, lihet një kopje e ftesës në këmbim të një bilete kthimi falas", thuhet në njoftimin për ngjarjen nga Asociacioni për fibrozës cistike.

Në këtë aktivitet do të ketë fjalime dhe më pas do të ndahen mirënjohje për sponsorët dhe mediat. Në fund të eventit do të ketë një program muzikor me grupet muzikore “Benny & Nonstop”, “Terca & Iggy”, “The Hounds”, “The Dreamers”. mb/

Foto:  Asociacioni për fibrozës cistike

QËNDRONI TË LIDHUR