• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me miliona amvisëri dhe kompani në SHBA nuk kanë qasje në internetin e shpejtë

Me miliona amvisëri dhe kompani në SHBA nuk kanë qasje në internetin e shpejtë

Uashington, 31 maj 2023 (MIA) – Mbi 8,3 milionë amvisëri amerikane dhe biznese nuk kanë qasje në internetin me shtrirje të gjerë, publikoi Komisioni Federal Amerikan për Komunikime (FCC).

Të dhënat e FCC-së janë kyçe për vendimet qeveritare për financim. Në vitin 2021, Kongresi miratoi grante prej 42,45 miliardë dollarë amerikanë për shtete dhe territore për zgjerimin e infrastrukturës për rrjetin me shtrirje të gjerë. Drejtoria e Telekomunikimeve dhe Informacioneve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë kumtoi se deri në fund të qershorit do të kumtojë nëse do t'i shpërndajë këto para.

Ekipi për hartim i FCC-së i analizoi problemet me qasjen e të dhënave në më shumë se katër milionë lokacione, kumtoi Komisioni, duke shtuar se analizën do ta publikojë dyherë në vit.

Kongresi, gjithashtu, i siguroi 14,2 miliardë dollarë kuponë mujorë prej 30 dollarësh për familjet me të ardhura të ulëta që do t'i përdorin për shërbimet e internetit sipas përzgjedhjes së tyre.

Kuponë kërkuan 18 milionë amvisëri, ndërsa kryetarja e FCC-së, Xhesika Rozenvorsell në fillim të muajit paralajmëroi se nuk do të ketë para të mjaftueshme në qoftë se Kongresi nuk ndërmerr asgjë.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR