• e premte, 05 dhjetor 2025

Me mbështetjen e Ukrainës, ushtrojmë presion mbi Putinin dhe forcojmë sigurinë tonë,  porositi Rute

Me mbështetjen e Ukrainës, ushtrojmë presion mbi Putinin dhe forcojmë sigurinë tonë,  porositi Rute

Bruksel, 15 tetor 2025 (MIA) - Me mbështetjen tonë për Ukrainën po ushtrojmë presion ndaj presidentin rus, Vladimir Putin dhe ndihmojmë në forcimin e kapacitetit ukrainas me qëllim që vendi të mundë të pengojë çdo agresion të mundshëm rus në të ardhmen. Në këtë mënyrë, kontrinbuojmë qartë edhe në rritjen e sigurisë sonë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s në fillim të mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel, në të cilin merr pjesë edhe ministri i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski. 

"NATO vazhdon ta ndihmojë Ukrainën që të mbrohet. Kjo e përfshin edhe iniciativën më të re të NATO-s, e cila tashmë ka dërguar pajisje amerikane në vlerë prej dy miliardë dollarësh në Ukrainë, të financuara nga aleatët. Por, ka ende shumë që duhet bërë", shtoi Rute. 

Ai theksoi se prandaj në mbledhjen e sotme ministrat do të ndalen te mbështetja e fortë e NATO-s për Ukrainën, si edhe te "përpjekjet e palëkundura" të presidentit amerikan Donald Tramp për sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. 

Sipas Rutes, ky sesion ministror do të fokusohet edhe në forcimin e kapacitetit të NATO-s për parandalim dhe mbrojtje, bazuar në vendimet historike të marra në Samitin në Hagë për rritjen drastike të shpenzimeve për mbrojtjen dhe për prodhimin ushtarak.  

Njeriu u parë i Aleancës shtoi se për të forcuar sigurinë e aleatëve është lansuar edhe nisma e re e NATO-s, "Roja lindore", ndërsa në të njëjtën kohë po punohet edhe për t'u përballur me sfidat që lidhen me dronët. 

Sektori ushtarak dhe industrial, sipas Rutes, mund të "ecin dorë për dore", dhe prandaj është i nevojshëm përparimi në forcimin e bazës industriale të mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR