• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Me kërkesë të Kievit, më 10 janar do të mbahet takimi i Këshillit NATO-Ukrainë

Me kërkesë të Kievit, më 10 janar do të mbahet takimi i Këshillit NATO-Ukrainë

Bruksel, 4 janar 2024 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 10 janar, do të thërrasë një takim të diplomatëve të vendeve anëtare të Aleancës dhe përfaqësuesve ukrainas, pas një sërë sulmesh masive ajrore ruse në këtë vend, njoftoi sot NATO.

Mediat britanike citojnë zëdhënësin e Aleancës të ketë thënë se takimi në formatin e sapokrijuar të Këshillit NATO-Ukrainë do të mbahet me kërkesë të Kievit, para së gjithash për shkak të sulmeve të fundit ruse me raketa dhe dronë ndaj civilëve ukrainas.

 Gjatë festave të Vitit të Ri, Rusia intensifikoi sulmet e saj ndaj Ukrainës, në përgjigje të sulmit ukrainas në rajonin rus të Belgorodit, më 30 dhjetor, ku humbën jetën 25 civilë, shtuan mediat britanike. qa

FOTO: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR