Me helikopter të Armatës janë hedhur 102 ton ujë mbi zjarrin në Jasen, aktiv një degë nga fusha e gjuetisë drejt fshatit Kozjak
- Në rajonin e Jasenit, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, pjesëtarë të Komandës për operacione nga ajri dhe toka marrin pjesë në shuarjen e zjarrit pyjor, me ç'rast janë hedhur 102 ton ujë.
- Post By Melahat Baftija
- 16:38, 20 gusht, 2025
Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Në rajonin e Jasenit, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, pjesëtarë të Komandës për operacione nga ajri dhe toka marrin pjesë në shuarjen e zjarrit pyjor, me ç'rast janë hedhur 102 ton ujë.
Siç njofton Armata në faqen e Fejsbukut, në kuadër të intervenimit ajror me helikopter Mi-8MT janë realizuar gjithsej 46 hedhje me ujë (kova), me çka janë lëshuar rreth 102 ton ujë.
"Në shuarjen e këtij zjarri janë kyçur edhe pjesëtarë të baatalionit të forcave speciale "Ujqërit", i cili në bashkëpunimin të ngushtë me pjesëtarë të Njësitit special antiterrorist "Tigrat" janë angazhuar në regullimin e një terreni vështirë të kalueshëm me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtutjeshëm të zjarrit", theksohet në publikim.

Nga Armata shtojnë se gjithë operacioni për lokalizimin dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit zbatohet në bashkëpunim me Qendrën për menaxhim me kriza, ndërsa me qëllim mbrojtjen e popullatës, pronës dhe mjedisit jetësor.
Drjetori i DMSH, Stojançe Angellov në deklaratën e pasditës informoi se sot ka gjashtë zjarre në qiell të hapur. Prej tyre vetëm dy janë aktive, të tjerat janë shuar.

"Një zjarr i ri që u shfaq dje është zjarri në zonën e fshatit Bellovodicë, komuna e Prilepit, i cili po përhapet në një lartësi më të madhe në terren të vështirë, prandaj sot dërguam një "traktor ajror" për të punuar për të ndihmuar zjarrfikësit e Prilepit. Zjarri i rëndë mbetet ende në vendin e gjuetisë Jasen, një zjarr që ka vazhduar këtu me ditë të tëra, dhe mbi të cilin shiu nuk pati efekt, por falë aksionit sakrifikues të forcave speciale të ushtrisë dhe policisë, mbyllëm degët e sipërme", tha Angellov.
Ai informoi se vetëm një degë është aktive në Jasen, e cila lëviz në drejtim nga vendi i gjuetisë drejt Liqenit Kozjak, domethënë drejt restorantit që ndodhet në majën mbi Liqenin Kozjak. mb/
Foto: Armata dhe printskrin