• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Me dinamikë të përshpejtuar po zhvillohen punimet për rikonstruimin e plotë të rrugës Elbasan - VK "Qafë Thanë"

Me dinamikë të përshpejtuar po zhvillohen punimet për rikonstruimin e plotë të rrugës Elbasan - VK

Dibër, 9 prill 2025 (MIA) - Në aksin rrugor Elbasan – Vendkalimi kufitar "Qafë Thanë", në kufirin Shqipëri-Maqedoni e Veriut, në Strugë, i cili është pjesë e Korridorit 8, në terren po punohet me ritme të përshpejtuara, publikon Agjencia Shtetërore e Rrugëve të Shqipërisë.

"Një pjesë e rrugës Elbasan - Qafë Thanë, nga fillimi i qershorit të vitit të kaluar është lëshuar për qarkullim, me dy korsi, në të cilën është vendosur sinjalistika e nevojshme rrugore, ndërsa në vijën nga rruga e mbetur me dy korsi, puna është kryer 80 për qind, më saktë ka përfunduar vendosja e shtresës së parë (nënshtresa dhe bazamenti). Punimet për ndërtimin e nënkalimit automobilistik kanë përfunduar. Punimet për mbrojtjen e lumenjve vazhdojnë dhe kanë arritur në 95 për qind të realizimit fizik", qëndron në publikim.

Po punohet edhe në ndërtimin e pusetave rrethore dhe katrore, mureve rezistente, ndërsa në vazhdim është punimi për gërmimin e hyrjeve të dy tuneleve.

"Ndërtimi i këtij aksi rrugor pritet të lehtësojë qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe njëkohësisht duke rritur parametrat e sigurisë rrugore. Ai është një nga projektet infrastrukturore premtuese me dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në pjesën juglindore të vendit, si dhe për lidhjen e vendit tonë me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë", vlerësojnë nga Agjencia.

Me përfundimin e punimeve pritet radikalisht të shkurtohen distancat, do të shndërrohet në rrugë ndërurbane dhe si pjesë e Korridorit 8, tashmë është përfshirë në rrjetin evropian, me gjatësi të përgjithshme prej 50,12 kilometra.

Ajo është nga kategoria B, me katër korsi, nga dy në secilën anë, me ndarëse dhe të gjitha parametrat e rrugës, dhe me shpejtësi minimale të lëvizjes deri më 110 kilometra në orë.

Nëse më herët për kalimin e rrugës prej Qafë Thanë deri në Elbasan ishin të nevojshme 1 orë e 30 minuta, kjo distancë do të minohet në vetëm 35 minuta.

Puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e plotë të rrugës filloi në dhjetor të vitit 2022 ndërsa është planifikuar të përfundojë plotësisht në vitin 2027. rq/

Foto: Agjencia e rrugëve - Shqipëri

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR