• e martë, 26 nëntor 2024

Me dekret të Putinit, Rusia bëhet pronare e centralit bërthamor ukrainas Zaporozhje

Me dekret të Putinit, Rusia bëhet pronare e centralit bërthamor ukrainas Zaporozhje
Moskë, 5 tetor 2022 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin me dekret të publikuar sot urdhëroi marrjen e centralit bërthamor ukrainas Zaporozhje dhe regjistrim në pronësi të Federatë ruse.
Centrali më i madh në Ukrainë me muaj është nën okupim të ushtrisë ruse, ndërsa Ukrainas insiston ta shtypë atë.
"Qeveria e Federatës ruse duhet të sigurojë objekti bërthamor i centralit bërthamor Zaporozhje edhe pronë tjetër të domosdoshme për zbatimin e aktiviteteve të saj, të pranohen në pronësinë federale", ceket në dekret, lajmëroi agjencia ruse e lajmeve Tass.
Dekreti vjen në kohën kur shefi i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore, Rafael Grosi informoi se niset për vizitë në Ukrainë, e më pas edhe në Rusi, me qëllim të bisedojë për vendosjen e zonës mbrojtëse rreth centralit bërthamor Zaporozhje.
"Jam rrugës drejt Kievit për shkak të takimeve të rëndësishme. Nevoja për zonë mbrojtëse rreth centralit është më urgjente se kurdo herë", shkroi Grosi në Tuiter, përderisa Rusia formalisht e përvetësoi objektin.
Kompania atomike ruse "Rosenenergoatom" kumtoi se Federata ruse do të jetë pronare e tërë kompleksit të centralit Zaporozhje. Ajo paralajmëroi edhe gatishmëri për vizitën e Grosit, thekson Tass.

Paraprakisht sot shefi i agjencisë bërthamore ukrainase "Energoatom" informoi se e ndërmerr menaxhimin me centralin bërthamor, drejtori i të cilit gjatë ditëve të kaluara ishte rrëmbyer, më pas u lirua nga ana e forcave ruse. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR