• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me avancimin e Vagnerit drejt Moskës, kryebashkiaku i kryeqendrës ruse i paralajmëroi banorët për mbylljen e mundshme të rrugëve

Me avancimin e Vagnerit drejt Moskës, kryebashkiaku i kryeqendrës ruse i paralajmëroi banorët për mbylljen e mundshme të rrugëve

Moskë, 24 qershor 2023 (MIA) - Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobjanin ju bëri thirrje banorëve t'i kufizojnë udhëtimet, duke paralajmëruar për mbylljen e mundshme të rrugëve.

Sobjanin paralajmëroi se situata në kryeqytet është "e rëndë", duke e pasur parasysh atë se forcat e grupit mercenar Vagner janë duke lëvizur drejt kryeqytetit të Rusisë për ta rrëzuar udhëheqësinë ushtarake ruse.

"Situata është e rëndë". Ju lutem të përmbaheni nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë të jetë e mundur", tha Sobjanin në deklaratë, duke paralajmëruar për mbylljen e mundshme të rrugëve.

Njëherësh, ai kumtoi se dita e hënë do të jetë "ditë jopune", me përjashtime të caktuara, që të minimizohen rreziqet.

Paraprakisht Bi-Bi-Si Rusia njoftoi se në Moskë janë duke u evakuuar një pjesë e ndërtesave publike, siç janë muzetë, qendrat tregtare dhe ngjashëm, ndërsa njëherësh kumtohet se forcat ruse janë duke vendosur fole me mitralozë në hyrjen jugore të kryeqendrës.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR