• e martë, 24 dhjetor 2024

MD: Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve në seancë parlamentare

MD: Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve në seancë parlamentare

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, i cili është vënë në rend dite të seancës kuvendore ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e mjedisit më të sigurt sigurie në burgje, si dhe sigurinë e përgjithshme në shtet, e cila  do të arrihet me formimin e Njësitit të inteligjencës së burgjeve dhe Njësitit për ndërhyrje.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë vendosja e sistemit për video-mbikëqyrje dhe përdorimi i bodi kamerave në institucione do të sjellë në uljen e korrupsionit në institucionet ndëshkuese - korrektuese.

Me ndryshimin e një pjese të legjislacionit penal në vend, lindi nevoja për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve.

"Arsyeja për miratimin e këtij ligji është ndryshimi i strukturës së burgjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shfaqja e një numri në rritje të personave të radikalizuar të dënuar, si dhe nevoja për të specifikuar mënyrën se si personat e dënuar pas dorëzimit të akteve të udhëzimit, patën mundësinë të ndryshonin adresën e banimit me çka e zgjidhnin  institucionin ndëshkues – korrektues në të cilin do ta vuanin dënimin", theksohet në kumtesë.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se me ligjin përmirësohen kushtet e punës dhe të drejtat e marrëdhënies së punës së të punësuarve në Drejtori dhe të punësuarve në INK dhe SHNK. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR