• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mbrojtja civile e Rripit të Gazës: Të paktën 25 persona u vranë në sulmet izraelite

Mbrojtja civile e Rripit të Gazës: Të paktën 25 persona u vranë në sulmet izraelite

Gazë, 19 nëntor 2025 (MIA) - Mbrojtja Civile e Rripit të Gazës njoftoi sonte se të paktën 25 persona u vranë në granatimet izraelite në të gjithë territorin, ndërsa autoritetet izraelite kumtuan se ata kryen sulme ndaj anëtarëve të lëvizjes palestineze Hamas sepse sulmuan ushtarë izraelitë dhe kanë shkelur armëpushimin.

Në sulmet izraelite e humbën jetën 12 persona në qytetin e Gazës, përfshirë një çift dhe tre fëmijët e tyre, sipas Mbrojtjes Civile, një organizatë e ndihmës së shpejtë që vepron nën sundimin e Hamasit.

Zëdhënësi i saj, Mahmud Basal, u shfaq në një video ku tregoheshin trupat e tre fëmijëve të vegjël të mbështjellë me çarçafë.

Basal, gjithashtu, publikoi 10 raste të vdekjes në zonën Kan Junis (Rripi jugor i Gazës), përfshirë dy të mitur, moshat e të cilëve nuk i specifikoi.

Ushtria izraelite më herët sot akuzoi "disa terroristë për hapjen e zjarrit gjatë ditës në drejtim të një zone ku ushtarët e saj po veprojnë në Kan Junis".

Sulmet nuk shkaktuan viktima apo të lënduar, por përbënin një “shkelje të marrëveshjes së armëpushimit”, kumtoi ushtria izraelite në kumtesën, duke shtuar se veproi në përgjigje të “sulmeve ndaj objektivave terroriste të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës”. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR