Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 13 dronë luftarakë rusë
- Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të gjithë 13 dronët rusë të prodhuar nga Irani që synonin rajonet jugore dhe juglindore të vendit gjatë natës, shkruan Forcat ajrore në Telegram.
- Post By Fami Bajrami
- 16:02, 5 prill, 2024
Kiev, 5 prill 2024 (MIA) - Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të gjithë 13 dronët rusë të prodhuar nga Irani që synonin rajonet jugore dhe juglindore të vendit gjatë natës, shkruan Forcat ajrore në Telegram.
Objektet e furnizimit me energji në rajonin e Odesas u tha se ishin cak i sulmit ajror. Autoritetet nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me caqet e mundshme në rajonet Zaporozhje dhe Dnjepropetrovsk, transmeton DPA.
Ushtria ruse gjatë natës ka gjuajtur pesë raketa në objektiva në Ukrainë nga rajoni kufitar rus i Belgorodit.
Në rajonin lindor të Ukrainës Donjeck, të paktën dy civilë janë vrarë dhe pesë janë plagosur nga bombardimet ruse në lagjen e Nju Jorkut dhe qytetin Pokrovsk, kumtuan personat zyrtarë. Disa dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar.
Në lagjen fqinje të Harkovit, gjithashtu, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur dje nga një raketë ruse teksa po punonin në fushë.
Rusia javët e fundit ka rritur përdorimin e saj të dronëve me eksploziv për të sulmuar fqinjin e saj në javët e fundit, shkruan DPA. rq/
Foto: EPA