• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mbreti saudit Salman lëshoi dekret me të cilin qeverisë i lejohet të mbajë mbledhje pa të ose trashëgimtarin e tij

Mbreti saudit Salman lëshoi dekret me të cilin qeverisë i lejohet të mbajë mbledhje pa të ose trashëgimtarin e tij

Riad, 8 gusht 2024 (MIA) - Mbreti i Arabisë Saudite Salman lëshoi një dekret mbretëror me të cilin i lejohet kabinetit të takohet edhe në mungesë të tij dhe në mungesë të kryeministrit, djalit të tij trashëgimtarit të fronit Mohamed bin Salman, njoftuan mediat shtetërore.

Në maj, mbreti 88-të vjeçar i është nënshtruar një trajtimi mjekësor për shkak të ndezjes së mushkërive, që e detyroi trashëgimtarin e fronit Mohamed bin Salman ta anulojë vizitën zyrtare të vonuar në Japoni për shkak të gjendjes shëndetësore të përkeqësuar të mbretit.

Një javë më vonë, Salman kryesonte me takimin e Qeverisë, ndërsa televizioni shtetëror emetonte pamje ku shihet si kryeson ai me takimin përmes video lidhjes.

Në mungesë të mbretit, trashëgimtarit të fronit ose zëvendësve të tij, kabineti do të kryesohet nga anëtari më i lartë i tij, i cili është pasardhës i babait të Salmanit, themeluesit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud. Vendimet e kabinetit do të nënshkruhen nga presidenti, thuhet në dekretin mbretëror. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR