• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mbreti i Kamboxhës e mbështeti Hun Manetin për kryeministër të ardhshëm të vendit

Mbreti i Kamboxhës e mbështeti Hun Manetin për kryeministër të ardhshëm të vendit

Pnom Pen, 7 gusht 2023 (MIA) - Mbreti i Kamboxhës e miratoi nominimin e djalit më të moshuar të kryeministrit Hun Sen për kryeministër të ardhshëm sipas dekretit të publikuar sot, me të cilin konfirmohet tranzicioni i shumëpritur i pushtetit. 

Dekreti, me të cilin konfirmohet gjeneral armen 45-vjeçar, Hun Manet, i arsimuar në Perëndim, ishte shpërndarë në kanalin Telegram të babait të tij dhe e sinjalizon fundin e ardhshën të ish guerilëve të Kmerëve të kuq. Gati dyzetë vjet ishin në krye të vendit i cili tani po rimëkëmbet nga luftërat shumëvjeçare dhe varfëria. 

Për emërimin nevojitet edhe miratim nga Asambleja Kombëtare e sapozgjedhur. Kjo pritet në fund të këtij muaji, pas fitores bindëse së Partisë Popullore të Kamboxhias në zgjedhjet e muajit të kaluar. Partia Popullore e Kamboxhës fitoi 120 prej 125 vendeve parlamentare në garën e cila e eliminoi të gjithë opozitën e qëndrueshme. 

Muajin e kaluar, Hun Sen tha se do të jepte dorëheqje dhe do t'i dorëzonte pushtetin djalit të tij në gusht, duke i dhënë fund një sundimi 38-vjeçar në të cilin ai vendosi stabilitet pas vitesh lufte, por mbyti demokracinë në proces. Megjithatë, Hun Sen do të mbajë poste të rëndësishme në legjislaturë dhe në partinë në pushtet. Hun Manet (45) ka studiuar në SHBA dhe Britani, ku ka magjistruar dhe doktoruar në ekonomi.

Ka diplomuar edhe në akademinë prestigjioze ushtarake amerikan "Ues Point" dhe ishte zëvendëskomandant suprem i forcave të armatosura mbretërore dhe komandant i forcave tokësore në vend. fc/

Fotografia: Ukipedia

QËNDRONI TË LIDHUR